Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Struktura e re e Policisë, Lleshaj: Qasje e re kundër korrupsionit

NULL NULL
14.02.2020 16:07

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, nuk pranoi të japë shumë detaje mbi strukturën e re të policisë e cila është në krijim e sipër.

Nga Vlora, Lleshaj deklaroi se struktura e re do të fokusohet në luftën kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit si dy fusha, të cilat, sipas tij, meritojnë një qasje të re.

“Njësia është në krijim e sipër dhe nuk mund të them se si do të jetë trajta përfundimtare. Bëhet fjalë për një struktura që do të adresojë krimin ekonomik dhe korrupsionin. Kaq mund të them sot, kur të formalizohet do të gjeni edhe detajet”, tha Lleshaj./ A2 CNN

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.