Stresi me hatërmbetje të madhe nga Artani – por, pse? (VIDEO) NULL NULL 12.01.2023 01:02 12.01.2023 01:02 Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Stresi gjatë natës së sotme i është përgjigjur Andit në një pyetje goxha interesante. Andi ka kërkuar të dijë momentin më të vështirë të Stresit brenda aventurës së tij në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, ndërsa edhe përgjigjja e rep artistit, ishte plotësisht transparente. Ai është shprehur të jetë i zhgënjyer nga Artani. “Nuk ka pasur moment më të vështirë se në Prime të kaluar edhe sonte, sepse po prap me atë person që po flas, që e kundërshtova edhe sonte është shoku ynë i mirë, Artani. Besoj që jam hapur shumë, por nuk kam bërë gabim sepse ky jam unë dhe kështu i hapem të gjithë atyre që më japin atë lloj dashurie siç ma ka dhënë ai”, ka thënë Stresi. “Mendoj se është hera e dytë që Artani flet me tendencë, edhe zemra ime më thotë ‘Arkimed, zgjohu’. Zemra ime e din se si po rrah akoma aq shumë. Më ka quajtur ‘vëlla’, e doli të jetë lojë”, ka thënë tutje ai. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.