Stresi drejtuar Xhulit: Të tregoj unë ty kush jam unë, jam sëmundje e pashërueshme (VIDEO) NULL NULL 06.02.2023 23:54 06.02.2023 23:54 Gjatë bllokut publictar të spektaklit të Big Brother VIP Kosova, Xhuli dhe Stresi kanë hedhur kunja në drejtim të njëri-tjetrit. Kësisoj, Xhuli ka thënë se “emri Stres, i ka ardhur si rezultat e stresit të tepruar të nënës së tij”, ndërsa Stresi e ka quajtur veten “sëmundje të pashërueshme”. “Ju dua shumë të gjithëve që na votoni dhe na mbani në lojë. Stresit ky emër i ka ardhur pasi i ka dhënë shumë stres nënës së tij, ka thënë Xhuli. Në anën tjetër, Stresi ka thënë – “Të tregoj kush është Stresi. Stresi është sëmundje e pa shërueshme”. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.