Stoltenberg thotë që i vjen keq për vendimin e Putinit që ta pezullojë traktatin për armët NULL NULL 21.02.2023 14:28 21.02.2023 14:28 Press Conference by NATO Secretary General Jens Stoltenberg Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se i vjen keq për vendimin e Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen në traktatin e kontrollit të armëve bërthamore. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba dhe shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të mbajtur menjëherë pasi Presidenti Vladimir Putin i dha një paralajmërim Perëndimit për Ukrainën, Stoltenberg tha se Rusia ishte agresori. “Është presidenti Putin ai që filloi këtë luftë perandorake pushtuese… Siç e bëri të qartë Putin sot, ai po përgatitet për më shumë luftë… Putini nuk duhet të fitojë… Do të ishte e rrezikshme për sigurinë tonë dhe të gjithë botën”, shtoi Stoltenberg. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025