Stoltenberg: Shumë herët për të thënë se kur Ukraina do të anëtarësohet në NATO NULL NULL 10.07.2024 15:36 10.07.2024 15:36 Arkiv: Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se është shumë herët të thuhet se kur Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës. Duke folur në samitin në Washington, ai tha se Rusia nuk përbën ndonjë kërcënim ushtarak kundër aleatëve të NATO-s, duke qenë e preokupuar me Ukrainën. Samiti do të nisë një paketë thelbësore për Ukrainën, tha sekretari i përgjithshëm. Burimet i kanë thënë Reuters se drafti i fundit i deklaratës së samitit thotë se NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në “rrugën e saj të pakthyeshme drejt integrimit të plotë euroatlantik, duke përfshirë anëtarësimin në NATO”.