Stoltenberg: Rusia ka rritur armiqësinë ndaj anëtarëve të NATO-s NULL NULL 14.06.2024 22:55 14.06.2024 22:55 Ministerial Doorstep by NATO SecGen Jens Stoltenberg. Pas një samiti dy-ditor të sigurisë në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dha një paralajmërim të ashpër në lidhje me agresionin e shtuar të Rusisë ndaj anëtarëve të Aleancës. Ai tha se NATO do të jetë e qetë dhe e matur në mënyrën se si do t’i përgjigjet provokimeve ruse, transmeton Klankosova.tv Stoltenberg deklaroi gjithashtu se Rusia ka rritur armiqësitë ndaj vendeve anëtare të NATO-s. “Në javët e fundit, ne kemi parë një rritje të sabotazheve, sulmeve kibernetike, migrimit të instrumentalizuar dhe veprimeve të tjera armiqësore nga Rusia. Ne do të jemi të qetë dhe të matur në mënyrën se si do t’i përgjigjemi provokimeve ruse”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp në përfundim të samitit dy-ditor, transmeton Klankosova.tv Ministrat e mbrojtjes të NATO-s kanë rënë dakord të rrisin ndihmën dhe trajnimin e sigurisë për Ukrainën.