Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Steven Seagal i dhuron shpatë samurai Nicolas Maduros (VIDEO)

NULL NULL
05.05.2021 08:33

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro u takua të martën me aktorin amerikan Steven Seagal, i cili shërben si një përfaqësues special i Ministrisë së Jashtme ruse.

Gjatë takimit të transmetuar në televizionin shtetëror nga pallati presidencial në Karakas, aktori i famshëm dhe me dan shtatë në artin ushtarak japonez të “aikido”, i dhuroi Maduros një shpatë samurai.

Lideri venezuelas e përdori atë dhe bëri shaka duke kryer disa lëvizje të thjeshta në stilin e luftimit me një katana.

Nuk dihet që kur aktori trupmadh 68-vjeçar ka qenë në këtë vend, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

Filmat aksion të tillë si “Under Siege (1992)” dhe “Exit Plages” (2001) çimentuan karrierën e Seagal si aktor i filmit aksion.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.