Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Stërvitja e ushtarëve serbë në kufi, Kurti: Njësi që trajnuan Radoiçiqin për sulmin në Banjskë

NULL NULL
19.03.2026 10:13

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar lidhur me stërvitjen e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën, gjatë ditës së mërkurë.

Para mediave, shefi i qeverisë këto ushtrime i quajti provokim ndaj vendit, transmeton Klankosova.tv.

Teksa po merrte pjesë në përurimin e segmentit Vushtrri-Prishtinë, Kurti ndër të tjera veçoi se njësitë serbe që po kryenin aktiviteteve në kufi me Kosovën, sipas tij janë njësi që e kishin trajnuar Milan Radoiçiqin për sulmin në Banjskë.

“Provokim i Serbisë. Bëhet fjalë për njësi që e ka trajnuar kryekriminelin Radoiçiq për sulmin në Banjskë të Zveçanit. Forcat tona janë të përgatitura, dhe kufiri ynë është i mbrojtur”, tha Kurti.

Kujtojmë se stërvitjet e ushtarëve serbë në afërsi të fshatrave të Gjilanit për Klankosova.tv i ka konfirmuar edhe KFOR-i, i cili tha se janë aktivitete që nuk përbëjnë rrezik për sigurinë.

lajme të ngjashme