Sterling: Ka qenë stinor i çuditshëm për mua NULL NULL 12.04.2021 17:54 12.04.2021 17:54 Sulmuesi i Manchester City-t, Raheem Sterling, e ka cilësuar stinorin aktual si të çuditshëm për veten, pasi që nuk e gëzon më trajtimin dhe lavdin e dy stinorëve paraprakë. “Mos ma merrni për të keq, ky stinor për mua personalisht ka qenë i çuditshëm”, ka thënë Sterling për BT Sport. “Por sidoqoftë ende po e shijoj futbollin tim dhe po jap gjithçka për ekipin. Nëse nuk shënoj ose bëj diçka për ta ndihmuar ekipin atëherë nuk jam i lumtur kur lë lojën”. “Sigurisht që jam i lumtur që kemi fituar por njëkohësisht mendoj që kjo më ndihmon që t’i arrij këto gola, që të jem i shtyrë dhe tash është koha perfekte e stinorit”. https://www.youtube.com/watch?v=46g5VQ-Cu34f *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025