Stefansson humb betejën me kancerin NULL NULL 22.08.2018 10:00 22.08.2018 10:00 Aktori nga Islanda, Stefan Karl Stefansson, i cili u shfaq në rolin e Robbie Rotten në filmin për fëmijë “LazyTown”, ka ndërruar jetë në moshën 43 vjeçare pasi humbi betejën me kancerin. Stefansson ishte tejet i njohur për rolin e tij në serialin për fëmijë, që u emetua nga viti 2004 deri më 2014. Ai fillimisht u diagnostifikuar me kancer në pankreas në vitin 2016 dhe pati një ndërhyrje kirurgjike të suksesshme. Aktori shpesh kishte ndarë progresin e tij dhe tretmanet që pranonte me fansat, ndërsa në mars njoftoi se kanceri ishte rikthyer dhe se ishte i paoperueshëm. Stefansson la pas vetes bashkëshorten dhe katër fëmijë. View this post on Instagram All done with chemo for now. 😊 #allover #happy #happyplantdad A post shared by Stefán Karl Stefánsson (@stefanssonkarl) on Feb 22, 2017 at 12:56pm PST *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 22/05/2025