Stefani ende mban unazën e martesës NULL NULL 08/08/2015 08/08/2015 Janë bërë vetëm katër ditë që kur këngëtarja Gwen Stefani, ka treguar se do të ndahet nga bashkshorti i saj, Gavin Rossdale. E Stefani, të premtën është fotografuar për herë të parë që prej ndarjes nga burri, transmeton Klan Kosova. Ajo të enjtën është parë në Beverly Hills, e si dukej i është kthyer jetës normale. Edhe pse ka treguar se do të divorcohet, Stefani ende nuk e ka marrë vendimin për ta larguar unazën e martesës nga gishti. Është përfolur, se çifti ka një kohë që janë ndarë dhe thuhet se shkak është tradhëtisë së Rossdale. Sipas TMZ, vendimin për t’u divorcuar e ka marrë këngëtarja sepse nuk pajtohej me stilin e jetesës së burrit të saj.
Kosova Raportohet se është shembur “Dudi i Kërrshit”, bllokohet rruga Mitrovicë -Zveçan (FOTO) 15 minuta më parë
Lajme Aksident në Itali, humbin jetën katër të rinj, në mesin e tyre edhe një shqiptar 23 minuta më parë