Stavileci: IT-ja dhe bujqësia esenciale për zhvillim ekonomik NULL NULL 23.05.2015 17:35 23.05.2015 17:35 Blerand Stavileci, Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka deklaruar se një shtet i vogël siç është Kosova, e ka të pamundur që të prodhojë numër të madh ekonomistësh, juristësh dhe politologësh. Sipas tij fokusi duhet të shtrihet në ngritjen e cilësisë së arsimit, në mënyrë që studentët të përgatiten për tregun e punës. Stavileci ka theksuar tri parakushte esenciale për një zhvillim stabil ekonomik: infrastrukturë, energjinë dhe arsimin e edukimin. Pasi ka folur për arritjet në infrastrukturë dhe energji, Stavileci ka folur edhe për rëndësinë që ka teknologjia e informacionit për zhvillimin ekonomik dhe zbutjen e papunësisë. Sipas ministrit Stavileci, bujqësia dhe IT-ja janë dy sektorë që mundësojnë krijim masiv të vendeve të reja të punës. Këto komente Blerand Stavileci i ka bërë gjatë punimeve të konferencës shkencore ndërkombëtare, “Zhvillimi ekonomik si bazë për krijimin e vendeve të reja të punës”, e cila u mbajt në kolegjin “Pjetër Budi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.