Statuja e vjedhur romake u kthye në Francë pas 50 vjetësh NULL NULL 02.02.2022 13:56 02.02.2022 13:56 Pothuajse gjysmë shekulli pasi u vodh, një statujë romake e perëndisë Bacchus i është dorëzuar muzeut francez ku u ekspozua për herë të parë. Kjo statujë ishte vjedhur në vitin 1973, së bashku me 5000 monedha romake. Detektivi i artit Arthur Brand gjurmoi statujën në muze kur një klienti iu ofrua nga një koleksionist austriak, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Statuja 40 cm e lartë (15,7 in) është gjetur në fshatin galo-romak të Vertillum në Francën lindore në 1894 dhe vite më vonë u shfaq në një ekspozitë në Paris, tek veprat më të mira të artit të Francës. Kur zoti Brand ia dorëzoi statujën Musée du Pays Châtillonnais këtë javë, drejtoresha Catherine Monnet tha se e kuptoi se sa më e bukur ishte se kopja që ishte ekspozuar. Studiuesi holandez i artit, i cili ka krijuar një reputacion për gjurmimin e kryeveprave të vjedhura në mbarë botën, tha se muzeu ishte “i mahnitur” kur ai u tha atyre se kishte gjurmuar statujën e tyre të humbur. Ai përshkroi se si ishte kontaktuar nga një klient që donte të dinte më shumë për statujën pasi iu ofrua nga një koleksionist austriak, i cili e kishte blerë ligjërisht dhe me mirëbesim. Nuk kishte asnjë bazë të dhënash në vitin 1973, por zoti Brand përfundimisht gjeti një referencë për të në një revistë arkeologjike që daton që nga viti 1927, dhe policia franceze më pas gjeti raportin e saj nga koha e vjedhjes. “Kam kontaktuar me koleksionistin. Ai nuk donte të kishte një copë të vjedhur në koleksionin e tij, kështu që donte ta kthente atë, por ligji francez thotë që një shumë e vogël duhet paguar për ruajtje”. Kjo shumë e vogël në raport me vlerën e statujës është ende një shumë e konsiderueshme parash.