Staroviq: Asgjë nuk është nënshkruar në Bruksel, por as nuk është refuzuar NULL NULL 28.02.2023 11:50 28.02.2023 11:50 Sekretari në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq, ka thënë sot se takimet e djeshme në Bruksel kanë qenë shumë të vështira dhe kërkuese, por që kur të vihet vija, shihet se asgjë nuk është nënshkruar, por as nuk është refuzuar. Ai tha në Tanjug, se delegacioni shtetëror i Serbisë, i udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, ka arritur të imponojë zbatimin përfundimtar të Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013 si temë e parë dhe më të rëndësishme, para së gjithash në pjesën e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përcjell klankosova.tv. ”Albin Kurti padyshim që nuk ishte i gatshëm ta shqyrtonte seriozisht këtë temë më të rëndësishme. E vetmja gjë për të cilën u ra dakord në thelb ishte që në javët në vijim të ketë vazhdimësi të bisedimeve në formën e diplomacisë së anijeve dhe se në vijim Takimi në Bruksel është planifikuar për 18 mars”. Sipas tij, zbatimi duhet të jetë pjesë përbërëse e çdo marrëveshjeje të re, hapi zero i së cilës është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe. Ai shtoi se ndryshe nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, e meta kryesore e së cilës ishte se nuk kishte metoda të përcaktuara qartë dhe të zbatueshme të zbatimit, tani po merret një rrugë tjetër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla për policin që vdiq në vendin e punës: Ishte i angazhuar në luftë kundër çdo lloj kriminaliteti 10/12/2023
Kosova Tahiri (AAK): Diagnoza e politikës së jashtme të Kosovës sot është e thjesht, tre vjet asnjë njohje 10/12/2023