Starmer: Armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit duhet të mbahet NULL NULL 24.06.2025 18:35 24.06.2025 18:35 Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka thënë se armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit duhet të mbahet. Ai është shprehur se kjo është një mundësi për të siguruar stabilitetin e nevojshëm në Lindjen e Mesme, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. “Irani nuk duhet kurrë të lejohet të zhvillojë një armë bërthamore dhe ata tani duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të punojnë drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme”, është shprehur ai. Më herët gjatë ditës, Starmer tha se kishte folur me emirin e Katarit në lidhje me sulmin iranian ndaj bazës amerikane. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.