Stano për takimin Kurti-Vuçiq: Mund të zgjasë deri në mbrëmje NULL NULL 18.03.2023 14:59 18.03.2023 14:59 Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka bërë të ditur se ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Stano, në një konferencë nga Ohri, tha se takimi mund të zgjasë deri pasdite apo në mbrëmje, njofton Klankosova.tv “Nuk mund të deklaroj asgjë për takimet pasi përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, në fund të ditës do të mbajë konferencë. Nuk e di kohën dhe nuk e di se sa do të zgjasë takimi, dialogu në takime nuk dihet se sa mund të zgjasë – deri në mbrëmje ose dikur vonë pasdite”. “Kur ky raund i ri i dialogut do të përfundoj atëherë përfaqësuesi i lartë do të dalë në konferencë dhe do të tregojë. Nuk do të them asgjë për përmbajtjen dhe njësoj veprojmë edhe në Bruksel. Nuk diskutojmë për atë që është duke u diskutuar në takim”, tha Stano. Stano, mes tjerash, tha se Borrell në konferencë nuk do të pranojë asnjë pyetje. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025