Stallone baba krenar NULL NULL 01.06.2015 09:41 01.06.2015 09:41 Ai mund të jetë një burrë i vështirë kur bëhet fjala për film, por ai është një super njeri kur bëhet fjalë për familjen e tij. Sylvester Stallone ka postuar një fotografi në instagram së bashku me vajzën e tij Sistine, duke qenë kështu një baba krenar më të. Ai shtoi më tëpër nën fotografi: ‘’Vajza ime Sistine e cila dëshiron të jetë një modele serioze, unë besoj se ajo do të mund t’a bëjë këtë’’, transmeton Klan Kosova. Vajza e tij 16 vjeçare është paraqitur në mënyrë elegante, me make up të përsosur, me flokë ngjyrë mjalte dhe një fustan mini metalik ngjyrë ari. Ajo duket të jetë po aq e gjatë sa babai i saj i famshëm, transmeton Klan Kosova. Vitin e kaluar ajo tha për Teen Vogue se ajo është përgatitur mirë për famën që vjen kur ke babain legjendë të filmit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.