Stafi mësimor sërish kundër drejtoreshës së shkollës “Naim Frashëri”, kërkojnë zgjidhje NULL NULL 22.09.2020 16:08 22.09.2020 16:08 Ka dy vjet që mësimdhënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” në vazhdimësi kanë shfaqur ankesat dhe pakënaqësitë e tyre në raport me drejtoreshën e kësaj shkolle, Shqipe Vllasaliu. IndeksOnline pati raportuar për këtë rast muajin e kaluar, shqetësimet e personelit arsimor në këtë shkollë, vazhdojnë të jenë prezente. Madje në disa audio incizime të siguruara nga IndeksOnline, dëgjohet se si mësimdhënës të kësaj shkolle, shprehen të shqetësuar dhe të indinjuar me këtë situatë, duke thënë në një rast se edhe u është gërditur profesioni i tyre. “Nuk mbaj mend të ketë pasur kaos më të madh në këtë shkollë se që kur ka ardh drejtoresha.. Mua mu ka gërdit profesioni që e bëj..”, dëgjohet një mësimëdhënëse tek sa flet për drejtoreshën Vllasaliu. “Gjithë këto pakënaqësi në një kolektiv, definitivisht diçka diku e ka humbur vegzën”, dëgjohet zëri i një tjetre mësimdhënëseje. Në lidhje me largimin e saj nga kjo pozitë ishin mbeldhur edhe nënshkrime nga ana e stafit arsimor. IndeksOnline raporton se me rastin po merret edhe Ministria e Arsimit dhe shumë shpejt pritet të ketë masa ndaj drejtoreshës. Rreth kësaj çështje, Klan Kosova ka kontaktuar edhe drejtoreshën e kësaj shkolle, Shqipe Vllasaliu e cila tha po mundohet që ta kryejë punën që i takon, por siç tha ajo dikush ka diçka personale me të. Klani po ashtu ka kontaktuar me Drejtoreshën e Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala, e cila tha se rasti i kundërshtimit të Vllasaliut nga ana e personelit po bëhet pasi kjo e fundit po tenton të vendos rregulla rigoroze të punës. ” Më herët kjo shkollë nuk ka funksionuar si duhet. Drejtoresha ka nisur që të vendos rregulla dhe është treguar rigoroze, prandaj kjo disave nuk iu ka pëlqyer. Konflikti ka nisur kur drejtoresha i ka dhënë vërejtje publike një arsimtares që nuk i ka kryer disa detyra”. Linku i plotë i videos së publikuar: https://www.facebook.com/watch/?v=410495076598946&extid=gD68jbmrj7kMeY89 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.