Sportistja japoneze duhet ta zëvendësojë “Medaljen e artë” pasi ia kafshoi kryetari i bashkisë NULL NULL 15.08.2021 11:16 15.08.2021 11:16 Lojtarja japoneze e softball Miu Goto, do të marrë një medalje të re olimpike. Medalja e artë që ajo fitoi do të duhet që të zëvendësohet. Kjo pasi medalja u kafshua nga kryetari i Bashkisë së Nagojas, Takashi Kawamura. Kawamura i cili udhëheq me këtë bashki ku edhe ka lindur sportistja në fjalë ka kërkuar falje në një konferencë për media për gjestin e bërë gjatë fotografimit me medaljen e artë. Ai tha se është i gatshëm që edhe ta paguajë zëvendësimin e medaljes. Kryebashkiaku u kritikua edhe nga opinioni publik. Organizatorët e “Tokio 2020”, lëshuan një deklaratë të enjten duke thënë se ari i medaljes së fituar nga Goto do të zëvendësohet. Kostoja do të mbulohet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Kritikat erdhën kryesisht për shkak të gjendjes me COVID-19 dhe dëmtimit të kësaj medalje, raporton Associated Press përcjell Klankosova.tv