Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sportet që të dobësojnë më shpejtë

NULL NULL
06.08.2017 10:30

Sipas hulumtimeve ndërkombëtare të bëra në Universitetin e Sidneit, tenisi, noti dhe aerobia janë tre sportet më të mira për shëndetin.

Ndërsa futbolli dhe vrapimi janë më pak të dobishme dhe nuk e parandalojnë mundësinë e vdekjes së hershme.

Sipas studimit të botuar në revistën britanike British Journal of Sports Medicine, grupi studimor i drejtuar nga profesor Emmanuel Stamatakis, kishte analizuar të dhënat e më shumë se 80,300 vetëve me moshë mesatare 52 vjeç.

teniss 2

Tenisi redukton shkaqet e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës

Personat pjesëmarrës në studim ishin vëzhguar për nëntë vjet. Gjatë kësaj periudhe nga grupi i vëzhguar vdiqën për arsye të ndryshme 8,790 vetë. Tenisi redukton shkaqet e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës, shkruan Living.

Studimi tregoi se rreziku i vdekjes nga shkaqe që lidhen me shëndetin qe zvogëluar me 47 për qind në grupin e personave që merreshin me tenis, apo badminton dhe se sidomos tenisi i redukton shanset e vdekjes nga një sëmundje kardiake me 56 për qind.

Personat që merren me not mund të kenë një rënie prej 28 për qind të rrezikut për të vdekur nga shkaqe që lidhen me shëndetin. Një gjë e ngjashme u konstatua edhe tek personat që merren me aerobi dhe gjimnastikë, sepse sipas studimit në këtë grup testuesish u vu re një rënie prej 46 për qind.

sport and health 880x340

lajme të ngjashme