Na ndiqni në:

Get it on Google Play Download on the App Store

Spitali Nasser është vënë “plotësisht jashtë shërbimit”, thotë Ministria e Shëndetësisë e Gazës

NULL NULL
18.02.2024 13:24
Një grua palestineze qan ndërsa ulet pranë fëmijës së saj të plagosur në bombardimet izraelite të Rripit të Gazës ndërsa po trajtohej në spitalin Nasser në Khan Younis, në janar 2024. Fotografia: Mohammed Dahman/AP

Spitali Nasser, i dyti më i madh i Rripit të Gazës është vënë “plotësisht jashtë shërbimit”, tha të dielën një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.

“Ka vetëm katër ekipe mjekësore – 25 staf – aktualisht që kujdesen për pacientët brenda spitalit Nasser në Khan Younis”, tha Ashraf al-Qidra për Reuters.

“Kompleksi mjekësor Nasser është shtylla kurrizore e kujdesit shëndetësor në Rripin jugor të Gazës. Ndërprerja e funksionimit të tij është një dënim me vdekje për qindra mijëra palestinezë të zhvendosur në Khan Younis dhe Rafah”, shtoi ai.

Zëdhënësi tutje tha se mungesa e karburantit dhe luftimet rreth objektit – i cili ishte spitali më i madh funksional i Gazës deri të dielën – e kishin nxjerrë jashtë funksionit, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.

lajme të ngjashme