Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Spitali i Ri, Centrali me Gaz, Brezovica, Unaza e Parku – Abdixhiku liston disa nga projektet e premtuara

NULL NULL
30.12.2024 11:03

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përmendur disa prej projekteve që ai synon t’i realizojë në rast të ardhjes në pushtet.

“Spitali i Ri, Centrali me Gaz, Brezovica, Unaza e Kryeqytetit e Parku Teknologjik janë disa nga projektet tona më të mëdha të prezantuara tash e një vit”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

“Këto investime, rreth 2 miliardë euro, në katër vite mandat – me buxhet 16 miliardë, e vendosin Republikën tonë në stad të ri jo vetëm zhvillimor por dhe historik.

“Projektet e ‘Rrugës së Re’ e vet vizioni ynë, janë projeksione reale të një Kosove që po na pret. Alternativa e kësaj të ardhme mbetet urrejtja, mllefi e përçarja e brendshme në moçalin e madh popullist që ushqen veç vrer!”

Sipas të parit të LDK-së, ndryshimi po vjen dhe se mllefi e urrejtja do të mbeten në të shkuarën.

“Ndryshimi megjithatë po vjen”.

“Erdh me 40 mijë regjistrime nga bashkatdhetarët”.

“Erdh me 17 tubimet e mëdha të turneut të madh”.

“Do të vijë me angazhimin monumental që na pret në fushatë – e sidomos pas 9 shkurtit – kur puna e vërtetë nis menjëherë!”

“Mllefi e urrejtja i takojnë politikës së shkuar!”

“E ardhmja është e bukur!” ka përfunduar ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.