Spitali i Punës veç me një mjek dhe pa asnjë biokimist (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 28.04.2023 20:25 nga Arbreshë Uka 28.04.2023 20:25 Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës në Gjakovë, në kuadër të ShSKUK-së, nuk e ka asnjë mjek, pasi të vetmin që kishte deri më 20 prill i skadoi kontrata e punës. Për më tepër, ky specialist ishte angazhuar pas pensionimit, në mungesë të doktorëve të këtij profili, njofton Klan Kosova. Situata e krijuar ka detyruar nisjen e procedurave për riangazhimin e tij. Specializimet e para në këtë lëmi janë hapur tek para tre vjetësh. QKMP-ja nuk ka as biokimist që mbikëqyr punën në laborator, pozitë për të cilën sipas drejtorit disa herë u hap konkursi, por nuk pati të interesuar. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.