Spitali i Prishtinës do të ndërtohet në Hajvali, përfundon për rreth 4 vjet (VIDEO) NULL NULL 04.03.2023 19:10 04.03.2023 19:10 Një tokë rreth 4 hektarëshe në afërsi të Pallatit të Drejtësisë në lagjen Hajvalia, është përcaktuar të jetë prona e Spitalit të Prishtinës, që pritet të nisë së ndërtuari sivjet. Për realizimin e premtimit të kamotshëm, u krye studimi i fizibilitetit, e aktualisht është në fazën e planit detal që pritet të përfundojë kah mesi i muajit, raporton Ju Flet Prishtina. Kjo qendër e shëndetësisë sekondare do të ketë emergjencën, ambulancën specialistike, internon, disa departamente kirurgjike, gjinekologji, pediatri e edhe departamentet e diagnostikës. Institucioni që parashihet me ligjin për kryeqytetin pritet të ketë rreth 370 punëtorë, nga ta 60 ose 80 mjekë dhe të tjerët infermierë e punëtorë ndihmës. Spitali nuk do të ju shërbejë vetëm prishtinasve por të gjithë qytetarëve nga komunat të cilat përfshijnë rajonin e saj. Për këtë projekt, komuna ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Odën e Mjekëve e ShSKUK-në për të marrë edhe rekomandimet e këtyre institucioneve. I gjithë projekti pritet të kushtojë rreth 50 milionë euro, e që parashihet të kryhet për afro 4 vite. Për financim, komunarët thonë se do të shohin mundësinë e përkrahjes edhe nga ekzekutivi por edhe nga donacione të tjera. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months