Spitali i Kumanovës, “vatër” e koronavirusit NULL NULL 04.04.2020 08:33 04.04.2020 08:33 Numri i të vdekurve në Maqedoni ka arritur në 13, duke përfshirë këtu edhe dy raste të reja për të cilat informoi dje Ministria e Shëndetësisë. Bëhet fjalë për një 68 vjeçar nga rrethina e Tetovës, që vuante edhe nga hipertensioni arterial, shkruan Alsat. Viktima e dytë është 70 vjeçar nga Kumanova që vuante nga hipertensioni dhe sëmundje të zemrës, por nga dikasteri i Shëndetësisë thonë se rezultatet e testimit të tij për COVID -19 ende priten. Që nga regjistrimi i rastit të parë me virus korona në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më i madh i të infektuarve, gjithsej 46 persona. Ditët e fundit hov më të madh virusi ka marrë në Kumanovë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja, prej tyre 11 janë pjesë e personelit mjekësorë, përkatësisht 2 mjekë, 3 teknik rëntgeni, 6 infermiere. Në Dibër pas tre ditësh pa asnjë rast të ri, sot u informua për dy të tillë. Në Shkup ka 13 raste të reja, në Tetovë 2, në Veles 2, në Gjevgjeli 2, në Prilep 1, në Gostivar 1. Më të dhënat e mësipërme, numri i të infektuarve në Maqedoni arriti në 430 në 16 qytete. Numri i të prekurve nëpër qytete 1.Shkup – 208 2.Kumanovë -85 3.Dibër – 49 4.Prilep – 22 5.Shtip -15 6.Tetovë – 15 7.Strugë – 9 8.Veles – 8 9.Manastir – 4 10.Gjevgjeli – 4 11.Ohër – 3 12.Kavadarc – 2 13.Gostivar – 2 14.Kriva Pallankë- 2 15.Strumicë – 1 16. Koçan – 1 Numri i të shëruarve ka mbërritur në 20, përfshirë këtu edhe tre persona të cilët sot janë lëshuar në shtëpi. Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 389 testime.