Spitali i Gjilanit i pari bëhet me CT-në 128 shtresore NULL NULL 13.01.2020 11:17 13.01.2020 11:17 Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, kanë përuruar CT-në 128 shtresore në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, e cila është e para e këtij lloji në institucionet publike shëndetësore në Kosovë. CT-ja 128 shtresore në vlerë prej 400 mijë euro është donacion i Qeverisë së Luksemburgut, që përmes programit përkrahës për shëndetësi në Kosovë tani e disa vjet i ka dhënë ndihmë të madhe reformave dhe avancimit të shërbimeve shëndetësore. Ismaili ka uruar profesionistët shëndetësorë të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit për këtë pajisjet e reja, duke thënë se kjo është në vazhdën e modernizimit të sistemit shëndetësor në Kosovë. Ai ka falënderuar edhe Qeverinë e Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme për shëndetësinë kosovare. 100 mijë euro shtesë janë ndarë edhe për pajisje të tjera për këtë spital, ultrazëra dhe Holltera për Repartin e Kardiologjisë, Neurologjisë dhe Pulmologjisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë