Spitalet e mbushura me pacientë të infektuar me COVID-19 NULL NULL 29.08.2021 14:01 29.08.2021 14:01 Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton se në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 1 mijë e 237 pacientë, ku 1 mijë e 139 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus. Në raportin e sotëm bëhet e ditur se 61 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërkaq 1.060 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi. Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare janë të shtrirë 435 pacientë me COVID-19. Numri më i madh i tyre, përkatësisht 120 pacientë, po marrin trajtim në Klinikën Infektive. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 704 pacientë me koronavirus, ku 188 janë në spitalin e Pejës. Njoftimi i plotë: 29 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me CCOVID-19 1237 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme 1139 të konfirmuar COVID-19 pozitivë 1060me oksigjeno-terapi 61 në kujdes intensiv mjekësor Në QKUK, 438 pacientë të shtrirë, 435 prej tyre Covid-19 pozitivë, 376 me oksigjeno-terapi – Klinika Infektive, 120 pacientë – Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 86 pacientë -Klinika Infektive 3 (Interno), 81 pacientë – Klinika e Pulmologjisë, 87 pacientë – Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 20 pacientë – Klinika e Gjinekologjisë, 31 pacientë – Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 799 pacientë, 704 prej tyre Covid-19 pozitivë, 684 me oksigjeno-terapi. – Spitali i Prizrenit, 173 pacientë – Spitali i Gjakovës, 131 pacientë – Spitali i Pejës, 188 pacientë – Spitali i Gjilanit, 147 pacientë – Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë – Spitali i Vushtrrisë, 29 pacientë – Spitali i Ferizajt, 85 pacientë