Spiropali: Të punojmë që flamuri Kuq e Zi të jetë në BE, për Shqipërinë dhe Kosovën NULL NULL 27.11.2025 18:56 27.11.2025 18:56 Ministrja e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka takuar sot presidenten Vjosa Osmani në Shkodër në prag të 28 Nëntorit. Në ceremoninë e “Sofrës Shqiptare”, ajo ka thënë se Shqipëria duhet të punojë që të hyjë sa më shpejt në Bashkimin Evropian. “Duhet të punojmë që flamuri ynë të jetë i 28-ti në Bashkimin Evropian për vete dhe për Kosovën”, ka thënë Spiropali. Osmani ishte bashkë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun, aty i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. /Klankosova.tv.