Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Spiderman” bën një paraqitje në audiencën e Papës

NULL NULL
23.06.2021 15:16

Në adresimin e përjavshëm të Papës këtë të mërkurë doli edhe një mysafir i papritur – Spiderman-i.

I veshur me kostumin e tij, ai u ul në seksionin “VIP” falë punës së tij si vullnetar që vizitonte fëmijët e sëmurë në spitale.

Emri pas maskës doli të ishte Mattia Villardita, një punonjës porti 27-vjeçar nga Savona, Italia Veriore.

Ai është themeluesi i Supereroiincorsia (Superheroes at the Ready), një shoqatë vullnetarësh të maskuar si superheronj që vizitojnë pacientë të rinj në spitale për tu dhënë buzëqeshje, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Në fund të ngjarjes javore, Spiderman u prezantua me Papa Françeskun.

“Ishte shumë emocionuese sepse Papa Françesku menjëherë e kuptoi misionin tim”, tha Villardita.

“Unë i dhashë një maskë që nuk e përdor më si shenjë për t’i thënë se përmes këtyre syve, unë çdo ditë shoh dhimbje nga fëmijët e sëmurë në spitale. Unë i kërkova të lutet për ta dhe familjet e tyre, të cilët vërtet kanë nevojë për lutjet e tij, ” ai shtoi.

Vitin e kaluar, Villardita u dha titulli nderi i Kalorësit të Urdhrit të Meritës të Republikës Italiane për “altruizmin dhe kontributin e tij”.

lajme të ngjashme