“Spider-mani francez” arrestohet pas ngjitjes në kullën e lartë në Londër (VIDEO) NULL NULL 25.10.2018 18:27 25.10.2018 18:27 Alain Robert, i cili njihet edhe si “Spider-mani francez, ka alarmuar policinë angleze pasi që u vërejt duke u ngjitur në njërën nga ndërtesat më të larta të Londrës. Pas ngjitjes në Dubai’s Burj Khalifa e cila është e lartë 828 metra, Robert ka synuar kullën Salesforce e cila ndodhet në qytetin e Londrës. Qytetarët brenda dhe jashtë kullës kanë shfrytëzuar rastin që ta filmojnë ngjarjen e rrezikshme, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. Gjersa Roberti ngjitej lartë, autoritetet e sigurisë i kanë paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë larg kullës nëse ishte e mundur. Ndërsa komandanti i policisë së Londrës, Karen Baxter, ka bërë të ditur se “Spider-mani francez” ishte arrestuar pas ngjitjes në majë. Here’s a video of the guy climbing @salesforce tower #herontower @ReutersWitness @GianlucaMezzo pic.twitter.com/XdWGvXgmiF — John Belo (@johnbelo) October 25, 2018 klankosova.tv