Spektakël në nëntë ndeshje në NBA, të gjitha rezultatet e ndeshjeve (VIDEO) NULL NULL 26.10.2021 10:59 26.10.2021 10:59 INDIANAPOLIS, IN - OCTOBER 25: Giannis Antetokounmpo #34 of the Milwaukee Bucks handles the ball during the game against the Indiana Pacers on October 25, 2021 at Bankers Life Fieldhouse in Indianapolis, Indiana. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this Photograph, user is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2021 NBAE (Photo by Ron Hoskins/NBAE via Getty Images) Nëntë ndeshje e sotme kanë përfunduar në NBA, teksa spektakli nuk ka munguar në asnjërën prej tyre. Boston Celtics kanë shënuar fitore në kohën shtesë në udhëtim te Charlotte Hornets, me rezultat 140-129, tek Boston u dallua Tatum me 41 pikë, 7 kërcime dhe tetë asistime, teksa te Charlotte, Brigdes me 25 pikë, 10 kërcime e 3 asistime. Në ndeshjen tjetër, kampioni aktual Milwaukee Bucks e ka mposhtur me rezultat të ngushtë Indiana Pacers, 119-109, lojtari i ndeshjes ishte Giannis Antetokounmpo me 30 pikë, 10 kërcime dhe nëntë asistime. Teksa, Atlanta Hawks ka fituar në shtëpi kundër Detroit Pistons me rezultat 122-104. Fitore në shtëpi mori edhe Brooklyn Nets kundër Washington Wizards, 104-90. Miami Heat arriti të mposhtë Orlando Magic me rezultat 107-90. Chicago Bulls kanë fituar me tri pikë epërsi 111-108 kundër Toronto Raptors. Ndërsa New Orleans Pelicas kanë triumfuar në udhëtim te Minnesota Timberwolves, me rezultat 107-98. Denver Nuggets kanë humbur kundër Cleveland Cavaliers me rezultat 87-99. Teksa, Los Angeles Clippers kanë fituar kundër Portland Trail Blazers me rezultat 116-86.