Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Spektakël i dronëve në Vlorë, qielli ndriçohet nga simbolet kuqezi

NULL NULL
28.11.2025 23:14

Vlora ka qenë epiqendra e festimeve në këtë ditë të shënuar për historinë e popullit shqiptar. 113 vite pas ngritjes së flamurit, shqiptarë zgjodhën këtë qytet për të kremtuar këtë ditë të rëndësishme patriotike dhe atdhedashurie.

Me simbolet dhe nën tingujt e këngëve simbol të ngjyrave kuqezi, Vlora ‘u pushtua’ nga qindra persona duke dhuruar një atmosferë unike.

Festimet kulmuan me spektaklin e dronëve në qiellin vlonjat, të cilat ndriçuan qiellin me simbolet  kombëtare, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv

 

 

lajme të ngjashme