Specialja rrezikoi vetë dëshmitarët me publikimin e emrave, sipas avokatëve (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 01.03.2023 20:13 nga Qendresa Sinani 01.03.2023 20:13 Data, vende e objekte, ka me bollëk. Por, ajo që bie më së shumti në sy, në 72 faqet e reja të versionit, siç u tha më pak të redaktuar, të aktakuzës së ndryshuar në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, janë disa emra në fund të listës. Ata janë personat që pretendohet se ranë viktima nga katërshja e që u bënë publikë për herë të parë, njofton Klan Kosova. Ky veprim i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, avokatëve po u duket kundërthënës dhe e paparë deri tashti në procese gjyqësore të vendeve demokratike. Çudia është edhe më e madhe kur merret parasysh një fakt tjetër, që siç thanë avokatët Skender Musa e Artan Qerkini, prokuroria gjatë gjithë periudhës ka pretenduar se në Kosovë është krijuar një atmosferë e dëmtimit të dëshmitarëve dhe se emrat e tyre duhet ruajtur, por në anën tjetër bënë kësi publikime, pra të emrave, sipas tyre pa pasur nevojë. Ndërkohë po ashtu u tha se edhe publikimi i kësaj radhe duket se nuk ishte i rastësishëm. Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Hoti për 6 kushtet e Kurtit për Asociacionin: Janë jorelevante – dialogu kishte strukturë më të mirë në qeverinë e kaluar 2 months