Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve (VIDEO) NULL NULL 01.07.2026 18:46 01.07.2026 18:46 Gjykata Speciale ka caktuar 16 shtatorin, datë të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në njoftim thuhet se seanca atë ditë do të mbahet nga ora 10:00, raporton Klankosova.tv Trupi gjykues ka thënë se e ka shtyrë datën “për shkak të vëllimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe se kjo zgjatje përligjej nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes”. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që pretendohet se janë kryer gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë. Fillimisht, Trupi Gjykues kishte afat deri më 19 maj për të shpallur vendimin. Por, duke u thirrur në kompleksitetin e rastit, fillimisht vendosi ta shtyjë këtë afat deri më 20 korrik, ndërsa sot u dha data përfundimtare.