Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Specializoi në Gjermani, por u refuzua në Kosovë: Kush është psikiatri që ofroi punë edhe pa pagesë? (VIDEO)

NULL NULL
nga Florentina Hoti 28.01.2026 19:38

Specializoi në Gjermani, por u refuzua në Kosovë: Kush është psikiatri që ofroi punë edhe pa pagesë? (VIDEO)

Përgatitjen akademike që mori në Gjermani, kishte vendosur ta sillte në vendin ku lindi e u rrit, në Kosovë.

Liron Pepshi, i cili ishte diplomuar në Mjekësinë e Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës, specializimin për psikiatri e bëri në Gjermani.

Me entuziazmin e një të sapospecializuari, Liron Pepshi u kthye në Kosovë për të dhënë kontributin e tij për vendin që e rriti, mirëpo u përball me diçka që nuk e kishte menduar kurrë, raporton Kiks Kosova.

Derisa po u ofrohej vetë institucioneve publike të shëndetësisë për të kontribuar pa asnjë lloj pagese në këmbim, një kërkesë e tillë iu refuzua për muaj me radhë.

Madje nga institucionet, në këmbim të kësaj mundësie, iu bënë kërkesa të çuditshme.

44-vjeçari për KIKS Kosova foli për rëndësinë e shëndetit mendor, duke shtuar se metodat e reja të psikoterapisë në Kosovë po fillojnë të përdoren vonë.

Me shqetësim, ai tha se ndjek nëpërmjet rrjeteve sociale raste të mashtrimeve në Kosovë, ku bëhen pazare me shëndetin.

Liron Pepshi, 44-vjeçar, tash e sa vite punon si psikiatër e psikoterapist në Luksemburg. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme