Specializimet nuk po e ndalin largimin e mjekëve nga Kosova (VIDEO) NULL NULL 22.07.2021 21:33 22.07.2021 21:33 Ditën e enjte mjekët u mblodhën për të diskutuar rreth “Kualitetit të shkollimit parauniversitar dhe universitar të mjekëve”. Institucioneve iu kërkua të bëjnë më shumë për përmirësimin e kushteve për specializime . Pleurat Sejdiu, kryetari i Odës së Mjekëve, tha se nevojitet një qasje e përbashkët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit. Gjithashtu, pjesë e tryezës ishte edhe këshilltari nga Ministria e Shëndetësisë, i cili u shpreh se duhet të bëhen më shumë përpjekje që t’u sigurohen kushtet elementare punonjësve shëndetësorë. Në këtë tryezë u prezantuan edhe dy hulumtime ku pjesëmarrës ishin punëtorët e shëndetësisë. Prorektori Elton Bahtiri, si pjesëmarrës në këtë tryezë, tha se do japin kontributin e tyre që të diplomuarit e fushës së mjekësisë të përvetësojnë nevojat e tregut të punës. Kronikë e zgjeruar nga Behrije Ademi