Spanjollët e anglezët e “kallin” Berlinin, krijojnë atmosferë të zjarrtë pak para finales NULL NULL 14.07.2024 14:44 14.07.2024 14:44 Foto ilustruese Tifozët anglezë dhe spanjollë po bëjnë atmosferë unike në Berlin të Gjermanisë, ku sot do të luhet finalja e EURO 2024-shit. Si Kombëtarja e Anglisë, ashtu edhe e Spanjës kanë tifozë besnikë, që dinë t’ua zbukurojnë edhe më tej këtë ndeshje të rëndësishme, shkruan Klankosova.tv. Spanja dhe Anglia po përballën pas shumë vitesh me njëra-tjetrën në një Kampionat Evropian, ku i fundit ishte i vitit 1996, “ku Tre Luanët” shënuan fitore ndaj “Furisë së Kuqe”. Spanja vjen në “Olympiastadion” pas gjashtë fitoreve radhazi, ndërsa anglezët në disa raste kanë siguruar kualifikime dramatike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.