Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Spanjollët e anglezët e “kallin” Berlinin, krijojnë atmosferë të zjarrtë pak para finales

NULL NULL
14.07.2024 14:44
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Tifozët anglezë dhe spanjollë po bëjnë atmosferë unike në Berlin të Gjermanisë, ku sot do të luhet finalja e EURO 2024-shit.

Si Kombëtarja e Anglisë, ashtu edhe e Spanjës kanë tifozë besnikë, që dinë t’ua zbukurojnë edhe më tej këtë ndeshje të rëndësishme, shkruan Klankosova.tv.

Spanja dhe Anglia po përballën pas shumë vitesh me njëra-tjetrën në një Kampionat Evropian, ku i fundit ishte i vitit 1996, “ku Tre Luanët” shënuan fitore ndaj “Furisë së Kuqe”.

Spanja vjen në “Olympiastadion” pas gjashtë fitoreve radhazi, ndërsa anglezët në disa raste kanë siguruar kualifikime dramatike.

lajme të ngjashme