Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Spanjë: Shkatërrohet banda shqiptare e marihuanës

NULL NULL
01.06.2023 12:51
Spanja

Një grup i përbërë prej katër shqiptarësh u shkatërrua nga autoritetet spanjolle.

Ata dyshohen se merreshin me kultivimin e marihuanës.

Në operacionin policor, u zbuluan sera me bimë të këtij lloji të narkotikëve.

Organet e rendit zhvilluan bastisje në tri objekte industrale, dy në qytetin L’Alcora dhe 1 në Vall d’Alba.

Aty u gjetën 3 mijë e 500 bimë marihuanë në gjendje të avancuar lulëzimi dhe dy kilogramë sytha marihuane, të gatshme për shitje, raportojnë mediat spanjolle përcjell Klankosova.tv

Hetimi rreth këtij grupi kishte nisur në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Raportohet se shqiptarët ishin pjesë e një organizate kriminale të strukturuar mirë dhe hierarkike, ku csecili anëtar kishte një detyrë të caktuar.

Autoritetet po ashtu kanë siguruar po ashtu edhe prova të shumta rreth organizatës kriminale, për kryerjen e veprave, trafikimin e drogsës dhe mashtrimit të energjisë elektrike dhe fshehjes së vendeve të destinuara për plantacion, përveç masave të sigurisë të marra për të parandaluar zbulimin e aktiviteteve të tyre./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.