Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Spanjë: Nëna shqiptare vret djalin e saj dyvjeçar

NULL NULL
14.06.2022 21:57

Një lajm tronditës vjen nga Spanja, pasi një 32-vjeçare shqiptare dyshohet se ka vrarë fëmijën e saj dyvjeçar, ndërsa ka ushtruar dhunë dhe mbi binjakun e tij.

Sipas medieve spanjolle, ditën e shtunë, shqiptarja ka telefonuar policinë, duke thënë se në banesën e saj ndodhej djali i vogël i pajetë, pasi kishte pësuar një goditje të rëndë pasi ishte rrëzuar.

Menjëherë në banesën e saj në komunën e Bigastros ka mbërritur ambulanca dhe ka marrë trupin e dyvjeçarit, por pas autopsisë u vu re se në trupin e djalit kishte shenja mavijosjeje dhe kocka të thyera si pasojë e dhunës së ushtruar.

Ndërkohë që edhe në trupin e binjakut tjetër u gjendën shenja dhune. Menjëherë është vënë në pranga gruaja shqiptare. /Abcnews

lajme të ngjashme