Spanja do të heqë dorë nga programi i saj i ashtuquajtur “Viza e Artë” NULL NULL 08.04.2024 18:47 08.04.2024 18:47 Spanja, vizat e arta; Foto: Reuters; Spanja do të heqë dorë nga programi i saj i ashtuquajtur “viza e artë” që u jep të drejta qëndrimi të huajve që bëjnë investime të mëdha në pasuri të paluajtshme në vend, u tha gazetarëve të hënën kryeministri Pedro Sanchez. Përfundimi i skemës do të ndihmonte për ta bërë aksesin në strehim të përballueshëm “një e drejtë në vend të një biznesi spekulativ”, tha Sanchez. Programi u jep qytetarëve jo-BE që investojnë të paktën 500,000 euro (541,250 dollarë) – pa marrë një hipotekë – në pasuri të paluajtshme spanjolle një leje të veçantë, duke i lejuar ata të jetojnë dhe punojnë në vend për tre vjet, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.