Spanca: 129 punonjës të komunitetit serb janë paguar 800 mijë euro pa shkuar në punë NULL NULL 03.10.2023 12:01 03.10.2023 12:01 Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka dhënë Opinion të Kualifikuar rreth Raportit Vjetor të Auditimit. Arsyet e kualifikimit të opinionit, kanë qenë për shkak se vlera e gabimeve të identifikuara në Pasqyra financiare ka qenë materiale. Kështu ka thënë Auditorja e Përgjithshme e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Vlora Spanca, gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Sipas saj shpenzimet në vlerë rreth 10 400,000 euro janë klasifikuar në kategori jo adekuate. Prej tyre, si rezultat i buxhetimit jo adekuat janë keq klasifikuar 5 600,000€, për shkak të vendimeve gjyqësore afër 3 800,000 €, ndërsa si të ndikuara nga vetë Organizatat Buxhetore vlera e keq klasifikimeve është afër 1 000,000 €; Megjithatë, në raport me vitin paraprak kishte përmirësime në vlerë prej 3 milionë euro. “Po ashtu, në pasqyrën e shpalosjeve, në shtojcat lidhur me pasuritë kapitale, llogaritë e arkëtueshme, detyrimet kontingjente dhe detyrimeve të papaguara të Raportit Financiar vjetor të buxhetit të shtetit kishte shpalosje të vlerave të gabuara në vlerë materiale”, tha Spanca, raporton EO. Auditorja e ZKA-së, tregoi edhe për punonjësit serb që paguhen nga buxheti i shtetit pa shkuar fare në punë. Kjo është bërë falë Marrëveshjes se Brukselit e që i ka kushtuar buxhetit 800 mijë euro për 129 punonjës. “Kryerja e pagesave në vlerë prej afër 800 000 €, për punonjës të komunitetit serb të angazhuar në bazë të Marrëveshjes se Brukselit pa u evidentuar vijueshmëria e tyre në punë; Në krahasim më vitin e kaluar janë ndërmarrë disa masa. (Nga 199 sa ishin në vitin e kaluar, këtë vit kanë mbetur 129 punonjës të shpërndarë në 4 ministri”, deklaroi Spanca, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Naim Murseli ka besuar se e krijon alibinë e një heroi që i shpëton fëmijët 5 orë më parë