SPAK i jep leje, Veliaj takon vëllanë në paraburgimin e Durrësit NULL NULL 17.02.2025 16:47 17.02.2025 16:47 SPAK i ka dhënë autorizim për takime me familjarët, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve konfirmuan për A2CNN, se Veliaj ka zhvilluar një takim me vëllain e tij. Gjatë ditës, kreu i PD Sali Berisha deklaroi se emri i Arbër Veliajt nuk po përmendej më në dosjen hetimore edhe pse ndaj tij kishte nisur hetim pasuror.