Spahiu: Vizita e Merkel e dyta për nga rëndësia që nga viti 2007, Kurti e Rama treguan papjekuri (VIDEO) NULL NULL 14.09.2021 23:40 14.09.2021 23:40 Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka folur rreth vizitës së Kancelares gjermane, Angela Merkel, në Tiranë ku i takoi edhe liderët nga Kosova, duke e cilësuar këtë vizitë si të dytën për nga rëndësia që vizita e ish presidentit amerikan, Xhorxh Bush, në vitin 2007. Sipas Spahiut, në këtë takim, të dy krerët e qeverive, Edi Rama e Albin Kurti, treguan papjekuri në prezantimin e tyre përballë lidershipit evropian. “Unë e shoh të pafalshme dhe amatoreske që divergjencat e tyre të shfaqën në media e në sytë e gjithë perëndimit”, ka thënë Spahiu, njofton Klankosova.tv. Tutje, ai thotë se në marrëdheniet Rama-Kurti ka një zbehje, për faktin se më shumë harmoni shihet në takimet e Edi Rames me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, sesa me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Unë jam mësuar që të Qeveria e Shqipërisë të takohet me Qeverinë e Kosovës në Prizren, në Prishtinë të takoheshin në Tiranë dhe gjithë ajo traditë e mirë e dy qeverive me një platformë është shuar dhe është shumë larg . Të dy shtetet dhe të dy qeveritë tashmë e shohin njëra tjetrën jo më si motër e vëlla por as si komshi”, ka thënë ai. Më tej, Spahiu ka kritikuar qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi që sipas tij ky i fundit nuk shihet një dialogues i mirë nga evropianët. “Në radhë të parë liderët tanë duhet të dialgojnë. Mendoni ju që ka ndonjë evropian që e shikon Albin Kurtin që është i aftë të dialogoj me Serbinë kur nuk është i aftë të dialogoj me Edi Ramën”. “Mos të harrojmë që VV-ja ka marrë pjesë në zgjedhjet në Shqipëri dhe ka marrë një rol opozitar për rrëzimin e qeverisë dhe kjo është një rast i paprecedent”, është shprehur Spahiu, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025