Spahiu: Polluzha dhe Gradica nuk krahasohen me Fadil Hoxhën NULL NULL 23.02.2017 18:42 23.02.2017 18:42 Mehmet Gradica dhe Shaban Polluzha meritojnë me qenë heronj të kombit shqiptar. Kjo sipas analistit Nexhmedin Spahiu, Fadil Hoxha nuk mund të krahasohet as me Shaban Polluzhën e as me Mehmet Gradicën pasi këta të fundit janë figura që meritojnë të respektohen, njofton Klan Kosova. “Fadil Hoxha nuk mund të cilësohet aq negativisht si Enver Hoxha, pasi qëndrimi i tij është moderuar me kohën”, ka shtuar Spahiu. “Kur miku i Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës, kryetari i Novi Pazarit, Aqif Blyta të cilit i kishin shkuar në ndihmë, mashtrohet nga partizanët dhe lejoi hyrjen e tyre në Novi Pazar”, pohoi Spahiu në Info Magazine. “Kur partizanët hyjnë në Novi Pazar, më 21 janar Aqif Blyta dhe shumë banorë të tjerë pushkatohen dhe ndodh një masakër”. “Nuk e besoj që Shaban Polluzha të mos jetë informuar në ndërkohë, se çfarë ka ndodhur në Novi Pazar, atëherë ai ka mundur të presë të njëjtën gjë në Kosovë”, ka theksuar Spahiu. “Polluzha e ka kuptuar që më nuk ka kompromis”, përfundon ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.