Spahiu: Albin Kurti mund të futet në burg (VIDEO) NULL NULL 03.05.2020 22:27 03.05.2020 22:27 Analisti politik Nexhmedin Spahiu, i ka komentuar zhvillimet politike që kanë ndodhur kohët e fundit në Kosovë pas pezullimit të dekretit të presidentit Hashim Thaçi, për mandatimin e Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër. Spahiu thotë se në qeverinë e përbashkët LVV-PDK, kryeministër do të jetë Glauk Konjufca i cili është kandidat i pranueshëm për këta të fundit. Sipas tij, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, do të futet në burg, ndërsa udhëheqjen e partisë do ta marrë Glauk Konjufca. Kështu, kauza e LVV-së në fushatën e ardhshme zgjedhore do të jetë “Ta lirojmë Albinin nga burgu”. Kësaj thirrje do t’i bashkohet edhe PDK. Deklarata e Nexhmedin Spahiut mund ta ndiqni nga minuta 1:20. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 5 orë më parë
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 11 orë më parë