SpaceX ka synim që ta nis raketën e rrallë, Starship NULL NULL 17.04.2023 08:47 17.04.2023 08:47 Raketa Raketa më e fuqishme e zhvilluar ndonjëherë është gati ta bëjë lansimin e parë. Automjeti, i njohur si Starship, është ndërtuar nga kompania SpaceX e sipërmarrësit amerikan Elon Musk. Ajo është e projektuar të ketë pothuajse dyfishin e shtytjes së çdo rakete në histori. Raketa e së hënës pa ekuipazh do të niset nga Boca Chica në Teksas. Synimi është që SpaceX të niset në drejtim të lindjes, për të përfunduar pothuajse një qark të globit. Musk ka apeluar që të gjithë të zvogëlojnë pritshmëritë e tyre. Nuk është e pazakontë që një raketë të ketë një lloj dështimi në daljen e saj fillestare. “Është lëshimi i parë i një rakete shumë të komplikuar, gjigante, kështu që mund të mos lëshohet. Ne do të jemi shumë të kujdesshëm dhe nëse shohim ndonjë gjë që na shqetëson, ne do ta shtyjmë lëshimin”, u tha nga SpaceX në Twitter. Starship do të niset në ajër nga orën 08:00 me kohën lokale në ShBA, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.