SpaceX: Astronautët e NASA-s pritet të tentojnë sërish nisjen në hapësirë NULL NULL 30.05.2020 15:15 30.05.2020 15:15 Kompania SpaceX do të bëjë tentimin e dytë të shtunën që të nisë raketën me astronautët Doug Hurley dhe Bob Behnken drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Fluturimi i tyre i paraparë për të mërkurën u shty për shkak të motit jo të mirë. Parashikuesit e motit thanë se kushtet klimatike janë sërish të paqarta. SpaceX po bëhet kompania e parë private që dërgon njerëz në hapësirë pas nëntë vitesh. Nëse fluturimi do të jetë i suksesshëm, ai do të shënojë një moment thelbësor në eksplorimin e hapësirës me operimin e parë të një kompanie private, në një fushë, që për shtatë dekada ka simbolizuar fuqinë e një numri të vogël./rel/Presidenti amerikan Trump është duke u përpjekur të riafirmojë sundimin amerikan të hapësirës dhe ka urdhëruar një rikthim në Hënë në vitin 2024. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.