Southamptoni i prishë punë Tottenhamit në fund të ndeshjes NULL NULL 18.03.2023 18:16 18.03.2023 18:16 Southamptoni ka barazuar me Tottenhamin, me rezultat 3-3, në kuadër të xhiros së 28-të në Premier League. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Pedro Porros, në minutën e 45’. Me këtë rezultat edhe u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Che Adams arriti të barazojë rezultatin, në minutën e 46’. Tottenhami u kthye edhe njëherë në lojë me anë të Harry Kane, në minutën e 65’. Nëntë minuta më vonë Ivan Perisiq, shënoi golin e tretë për Spurs. Vendasit nuk u dorëzuan dhe e ngushtuan epërsinë me anë të Theo Walcott, në minutën e 78’. Kur mendohej se ndeshja do të përfundonte në favor të Tottenhamit, në skenë doli James Ward-Prowse, i cili me një gol nga penalltia barazoi shifrat 3-3. Ky ishte edhe rezultat final në fund. Tottenhami pas barazimit mbetet në vendin e katërt me 49 pikë, pas 28 ndeshjeve. /Klankosova.tv.