Southampton e “përmbys” Chelsean (VIDEO) NULL NULL 30.08.2022 23:27 30.08.2022 23:27 Southamptoni është kthyer nga disavantazhi për ta mposhtur Chelsean me rezultat 2:1 në ndeshjen e xhiros së pestë në Ligën Premier, e cila u zhvillua në St. Mary’s Stadium. Goli i parë u shënua nga mysafirët e Londrës në minutën e 23-të, kur Raheem Sterling reagoi mirë në zonë, duke pranuar një top të vështirë, duke krijuar hapësirë për t’i kaluar mysafirët në epërsi. Por, vendasit reaguan shpejt pas pesë minutash, duke e barazuar rezultatin me një gol të bukur nga Romeo Lavia. Para se të shkonin në pushim, nikoqirët e përmbysën rezultatin me golin e Adam Armstrong, i cili u asistua nga Romain Perraud. Gjysma e dytë nuk prodhoi gola dhe skuadra vendase arriti të marrë pikë të plota nga kjo përballje. Southamptoni e ka barazuar Chelsean me pikë nga shtatë dhe këto dy skuadra i mbajnë pozitat shtatë dhe tetë në tabelë.